Në ditën e 16 të emergjencës së koronavirusit, në Lushnjë qytetarët ende të pandërgjegjësuar

28 Mars 2020, 09:51

Në ditën e 16 të emergjencës së koronavirusit ka ende qytete në Shqipëri të pasensibilizuara me situatën, të cilët rrezikojnë jo vetëm veten, por edhe pjestarë të familjes së tyre. E tillë është Lushnja, pasi ditën e sotëm qytetarët në turma kanë nxituar drejt tregjeve për të bërë pazaret. Shumica prej tyre nuk kanë as masë mbrojtëse dhe as nuk respektojnë distancën e sigurisë.