Në Durrës as edhe një lëvizje, qytetarët të gjithë të izoluar në shtëpi

22 Mars 2020, 14:37

Durrësi ka zbatur në masën 100% rregullat e izolimit të vendosura nga autoritetet. Asnjë qytetar nuk dallohej ditën e sotme në rrugët e qytetit bregdetar edhe pse është e dielë. Të gjithë ishin të mbyllur në shtëpi, ndërsa lëvizja e vetme mund të ishte e dikujt të autorizuar, si media.