Në Elbasan nuk mjaftojnë rrathët e verdhë për të ruajtur distancën, radhë në banka

7 Prill 2020, 10:23

Edhe pse Elbasani ndoqi shembullin e Tiranës, duke vendosur rrathët të verdha që detyronin qytetarët të mbanin distancë nga njëri-tjetrin, një gjë e tillë duket se nuk ka mjaftuar që të respektohet kjo masë. Mëngjesin e sotëm, në qytetin e Elbasanit, ka pasur shumë radhë, ku në pjesën më të madhe nuk respektohet distanca, edhe pse ka prani të efektivëve të policisë.