Në familjen Deda futboll brenda shtëpisë...me letër higjienike

18 Mars 2020, 09:34

Futboll brenda në shtëpi, por topi tashmë është zëvendësuar me letër higjienike. Kjo po ndodh brenda shtëpisë së aktorit të humorit Jul Deda, i cili ashtu si shumë artistë të tjerë është mjaft aktiv keto ditë në rrjetet sociale, me mesazhe sensibilizuese ndaj qytetarëve, por edhe duke bërë atë që di të bejë më mirë: Të bëjë njerëzit të qeshin, për të harruar sadopak këto ditë të zymta. 

Ai ka publikuar një video ku djali i tij Mario po luan futboll, tashmë me letër higjienike.