Në Fier asnjë lëvizje e qytetarëve, në rrugë vetëm ndonjë automjet i autorizuar

5 Prill 2020, 12:57

Fieri ashtu si Tropoja është në shtetrrethim të plotë. Në rrugët e qytetit nuk dallohet asnjë lëvizje e qytetarëve ditën e sotme, të cilët janë urdhëruar ta bëjnë këtë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Sakaq me shumë vështirësi mund të shquash ndonjë automjet i cili lëviz sigurisht me autorizim, për nevojat individuale si shkuarja në punë.