Në Fier duket sikur COVID-19 s'ka ekzistuar, rrugët e mbushura me qytetarë

27 Prill 2020, 14:08

Në qytetin e Fierit duket sikur COVID-19 nuk ka ekzistuar kurrë. Qytetarët kanë mbushur rrugët, bizneset e pakicës janë hapur për të pritur blerësit e mundshëm, pas më shumë se një muaji e gjysmë mbyllur. Në rrugë janë parë të rinj, fëmijët e të moshuar.

Në Fier janë konfirmuar 37 raste me koronavirus, nga atë cilat 27 janë shëruar. Mesa duket kjo shifër optimiste, i ka bërë qytetarët që të dynden rrugëve.