Në Fier shiu mbyll qytetarët në shtëpi, bashkia akordon fondin e emergjencës për koronavirusin

1 Prill 2020, 10:53

Mëngjesin e sotëm, ashtu si shumë qytete të tjera të Shqipërisë, Fieri është zgjuar nën reshjet e dendura të shiut që kanë kushtëzuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Kjo ka bërë që në tregje të mos vërehet radhë, ndërsa në vetëm në banka mund të shikosh radhë.

Ndërkohë në ndihmë të personave në nevojë nga fondi i emergjencave bashkia e Fierit ka akorduar 25.200.000 lekë të reja.