'Në fund maji nisin Charter-at e parë me turistë', Klosi: Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo schuma-party

24 Prill 2020, 21:51

"Në fund të muajit maj ose fillim qershori nëse gjërat shkojnë kështu siç mendojnë se po shkojnë do të fillojnë Charter-at e parë me udhëtim të dedikuar dhe me kontrolle shumë strikte me turistë të huaj dhe me kontroll të madh të higjienës, distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirtë, por edhe një turizëm që do të fillojë të mbajë të gjithë sistemin e turizmin. Pra shpresojmë të nisim me Charter-at e parë, kompanitë e transportit dhe prenotimet e para. Me këto kushte që kemi por pa humbur vigjilencën  ne do të kemi padyshim dhe këtë vit turizëm të organizuara", tha Klosi.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se në nëse situata e pandemisë në vendin tonë vijon të qëndrojë pozitive atëherë nga fundi i muajit maj apo fillim qershori mund të fillojnë Charter-at e parë me turistë drejt vendit tonë nën masa shumë strikte higjieno-sanitare dhe ruajtjes së distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirë, tha ministri Klosi, por që do të nis të funksionojë por pa humbur vigjilencën.