Në Fushë Krujë toka bujqësore nën ujë, s’ka banesa të përmbytura

11 Janar 2021, 09:43

Në fshatrat, Perlat dhe Hamallaj të njësisë së Sukthit të Bashkisë së Durrësit dhjetëra hektarë toka bujqësore janë në ujë. Shkak është bërë mospastrimi i kanaleve, çka ka çuar në përmbytje të kësaj zone. Ndërkohë në fshatrat e Fushë-Krujës, është tërhequr gjatë natës uji në arat e përmbytura. Niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe sot nuk ka banesa të rrethuara nga uji, por vijojnë të jetë të përmbytura disa sipërfaqe tokë bujqësore.