'Në fushë vetëm për të fituar', Sormani para ndeshjes me Skënderbeun. Daja: Ndeshja e veshtirë, por duam tre pikët

20 Janar 2020, 15:31

Të martën, afërisht një muaj pas ndërprerjes dimëore, do të rinisë Superliga shqiptare, me javën e 18 që vë përballë skuadrat për objektiva të ndryshme. Partizani kampion në fuqi, që fazën përgatitore e kreu në Antalya do të luajë në transfertë kundër Skënderbeut. Të kuqtë në këtë fazë të dytë do të drejtohen nga Sormani, i cili me të kuqtë e ka aventurën e dytë. Fillimisht italiani ka vënë theksin te puna dhe bashkpunimi si një skuadër, ndërsa përsa i përket ndeshjes deklaroi:

Adolfo Sormani: "Nuk njoh skuadër që hyn në fushë për të mos fituar tre pikët. Kam respekt për të gjithë kundërshtarët, i quaj të gjithë të barabartë. Do të luajmë për fitore. Përsa i përket rivalëve për titullin do të veçoja Kukësin, por edhe Tiranën, që po tregon një formë shumë mirë."

Ndërkohë Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, përveçse informoi për gjendjen e skuadrës u shpreh:

Ilir Daja: “Do ta kemi shumë të vështirë, por që do të pretendojmë të marrim tre pikëshin pavarësisht se përballë do të kemi një ekip shumë të fortë.”

Sakaq po të martën Flamurtari i vendit të fundit do të përballet me Vllazninë, ndërsa Teuta e vendit të dytë do të presë Laçin.