Në Itali, 12 vjet burg për këdo që shkel vetëkarantimin

18 Mars 2020, 14:39

Italia vendos masa të rënda ndaj të gjithë atyre që shkelin vetëkarantimin. Kështu, kushdo që del nga shtëpia, pa autorizim dhe pa një arsye të mirëjustifikuar, si për të blerë ilaçe apo ushqime, do të dënohet me 12 vjet burg.  Vendimi është marrë këtë mëngjes, në kushtet kur numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet.

Po ashtu, një vendim në kushtet e nevojës emergjente për të frenuar ata qytetarë të shumtë që edhe në Itali vijonë e dalin nga shtëpia pa pasur një nevojë reale. Kështu, e gjithë policia është në terren për të kapur të gjithë ata që janë në rrugë dhe nuk mund ta justifikojnë arsyen e daljes nga shtëpia.Në Shqipëri janë rreth 120 mijë persona të ardhur nga zonat e kuqe, të infektuara me COVID-19, që duhet të qëndrojnë në vetëkarantinë. Në Shqipëri, nëse thyhen vetëkarantiminim, dënohesh me gjobë 7 milionë lekë të vjetra.