Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 29 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik

22 Shkurt 2020, 12:01

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez.  Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto, rezidente në Lombardi, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë dmth që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë është rritur në 29, 20 në Lombardi, 6 në Veneto dhe 3 në Lazio.