‘Ne jemi të bërë nga yjet!’ Nisma e 2 solistëve të parë të ‘Operas’, Adela e Anxhelo Muçollarit kulmon me mbrëmjen gala: Ngjitëm në skenë 150 talente, rruga e artit e vështirë, duam t’i përkrahim

8 Maj 2022, 19:56 | Përditesimi i fundit: 2022-05-08 20:36:56

U mbajt këtë të shtunë mbrëmja gala “Ne jemi të përbërë nga yjet”. Një iniciativë e primobalerinëve Adela dhe Anxhelo Muçollari, që zbuloi mbi 1600 talente në 6 qytete të Shqipërisë. 150 prej tyre u ngjitën në skenë, ndërsa takimi i radhës me publikun mbahet në qershor. Balet, kanto, instrumente e aktrim, të rinjtë shfaqën talentet në zhanre të ndryshme, e u siguruan 16 bursa e të tjera bashkëpunime