Në kafe me 10 persona pa distancë e pa maskë, gjobitet dhe i hiqet patenta Lulzim Bashës! 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit! Shkelën rregullat e COVID-it

14 Maj 2020, 20:36 | Përditesimi i fundit: 2020-05-14 21:59:41

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjobitur dhe i është hequr patenta për 3 vite nga Policia e Durrësit për shkelje të rregullave të COVID-19. E njëjta masë disiplinore, pra gjobë dhe heqje patente, është vendosur nga policia e qytetit bregdetar edhe për personat e tjerë të pranishëm në tavolinë me kreun e PD-së, mes tyre Ferdinand Xhaferri dhe  Arlind Boshku nën.kryetari i PD dega Durrës. Në rast të përsëritjes, Basha rrezikon burg.