Në karantinë dhe larg familjes, Aurela Gaçe qëndis emrat e vajzave të saj...

24 Mars 2020, 20:57

Prej 12 ditësh tashmë e karantinuar larg familjes që prej kthimit nga një koncert në Amerikë, këngëtarja Aurela Gaçe është një nga shembujt më të mirë se në këto kohë të vështira që bota po përjeton prej koronavirusit, dashuria tregohet duke qëndruar larg! 

Këngëtarja pati deklaruar se prej futjes në Shqipëri, do të qëndronte e vetëkarantinuar si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirus. 

Ndërkohë larg vajzave, ajo ka shpalosur dashurinë duke qëndisur në një triko emrat e tyre. 

"Ta kenë kujtim nga duart e mia në ditët e izolimit" shkruan këngetarja.