Në karantinë me Rilindasit , Bora dhe Kroni interpretojnë 'Zogu dhe djali' të Naim Frashërit

5 Prill 2020, 12:12

Bora dhe Kroni, dy fëmijët e këngëtares Orgesa Zaimi kanë qenë mjaft aktivë gjatë ditëve të tyre të karantinimit. Krahas mesazhe të ndryshme që ata kanë dhënë për moshatarët e tyre nëpërmjet videove që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale, dy të vegjlit e kanë 'shfrytëzuar' periudhën e karantinimit për tu njohur më mirë edhe me letërsinë shqipe. Ata kanë interpretuar poezinë 'Djali dhe zogu' të një prej figurave më të njohura të Rilindjes, Naim Frashërit.