Në kërkim prej 7 vitesh për Masakrën e Çoles, arrestohet në Vlorë Ani Begaj! Në pranga edhe shoku i tij, të armatosur nuk i ndaluan policisë në Lungomare! Pamjet e ndjekjes policore

7 Korrik 2022, 15:50

Ani Begaj, i dënuar me 35 vite burg në mungesë për Masakrën e Çoles dhe i shpallur në kërkim, është prangosur sot nga policia e Vlorës. Ai është prangosur së bashku me Elton Begajn, mikun e tij. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili ka siguruar pamjet nga arrestimi. Të prangosurit ishin duke lëvizur me një automjet tip Nisan djhe nuk i kanë ndaluar policisë në Lungomare