Në kërkim të kriminelëve, 'Shqiponjat' kontrolle në qendër të Fushë-Krujës

18 Shtator 2020, 19:52

Forcat "Shqiponja", policia kriminale dhe efektivë të komisariatit të Krujës kanë zbarkuar në qendër të Fushë Krujës dhe po kontrollojnë automjete të ndryshme. Automjetet po i nënshtrohen kontrollit për persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale persona në kërkim apo armë me mjete të ndaluara.