'Në këto kushte nuk mund të sjell në jetë një fëmijë', familja korcare apel për ndihmë

22 Gusht 2019, 17:17

Familja Kollçinaku në Sheqeras të Korçës, me 4 pjesëtarë jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Shtëpia e tyre është djegur nga një pakujdesi dhe prej asaj kohe janë vendosur në ketë godinë prej secilës druhen se do të dalin shumë shpejt, pasi nuk është e tyre.  E si të mos mjaftonte, prej 6 vitesh jetojnë në terr të plotë, pa energji elektrike, pa ujë dhe të zhytur në varfëri. Spartaku, 31 vjeçar,  djali i shtëpisë na tregon se barra e familjes rëndon mbi të. Me nënën dhe vëllanë e sëmurë, të paaftë fizikisht dhe mendërisht, ai rrëfen vështirësitë, përpjekjet për mbijetesë dhe pamundësisë për t’ia dalë mbanë.