Në “Kopshtin e mbyllur” të Orion Shimës, aty ku bukuria femërore dhe natyra bashkëjetojnë së bashku

18 Shkurt 2020, 16:24

Orion Shima kapërcen kufirin, e me “Hortus conclusus” i jep një tjetër formë gjendjes së tij artistike … Në ekspozitën e çelur këto ditë në galerinë Fakultetit të Arteve Pamore duket se peneli i artistit merr spunto nga poetika mesjetare me konceptin e “Kopshtit të mbyllur”. Kjo hapësirë në dukje e izoluar, vjen e pashkëputur nga periudha e fëmijërisë, ku artisti gjen jo vetëm esencën e ekzistencës, por edhe atë të purifikimit shpirtëror.

“Gjithë spuntoja e kësaj ekspozite nis nga historia e artit, temat hera- herës unë i marrë nga historia e artit, që për herë të parë i gjejmë si termë në periudhën e mesjetës e më pas unë i sjell në formë aktuale, duke i sjell në harmoni. Jo domosdoshmërisht janë figura konkrete, por kam bërë bashkë atë që ka qenë konkrete me një zonë imagjinare. Tek e fundit unë mendoj se natyra dhe femra janë dy bukuri që duhet që të bashkëjetojnë me njëra-tjetrit”, shprehet piktori Orion Shima.