Në Korçë, Elbasan dhe Lezhë nuk pipëtin as miza, zero lëvizje në rrugë

22 Mars 2020, 12:42

Korça, Elbasani dhe Lezha u shtohen qyteteve të cilët po zbatojnë me përpikmëri urdhrat e autoriteteve për t'u izoluar. Siç duket e gjitha Korça është bosh. Rrugët, lulishtet dhe Parku Rinia janë të gjitha të boshatisura, ndërkohë që edhe numri i automjeteve të autorizuara është reduktuar ndjeshëm. Ashtu si në Korçë edhe në Elbasan lëvizjet janë pothuajse zero. Sakaq as Lezha nuk bën përjashtim. Në këtë qytet mbizotëron një qetësi absolute, ndërsa në rrugë mund të dallosh vetëm policinë dhe forcat ushtarake.