Në krah të Ardi Veliut/ Rama viziton policët e plagosur: Meta e Berisha nxisin dhunën

11 Dhjetor 2020, 19:12

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte para pak minutave në QSUT për të vizituar policiët e plagosur nga protestat e fundit. Kryeministri u shpreh e një lukuni ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t'i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare.

"Efektivi i policisë rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë prindërve, bashkëshortes, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe ti fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve e familjeve shqiptare për çfarë, për pushtetin. Për çfarë ? Për pushtetin?", tha Rama.

Absolutisht në asnjë rast, në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe nuk ka asnjë lidhje me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditjen e qytetarisë shqiptare, në fshat dhe qytet, kur morën lajmin e humbjes tragjike të jetës të atij djali 25-vjeçari nga tejkalimi i së drejtës për të ushtruar forcë nga polici.  Çfarë drejtësie kërkojnë këta? Të hurit dhe të litarit? Të halabakërisë dhe të dhunës në të gjithë dynjanë. Sot efektivi i policisë ishte përpara trupit gjykues, e patë dhe e dëgjuat. Nuk pati asnjë përpjekje për të mohuar atë që ka bërë, ka të drejtën e procesit gjyqësor dhe do të dënohet sipas ligjit", vijoi ai