Në krahët e njëri-tjetrit, Rama poston videomontazhin e radhës për Berishën dhe Bashën

31 Tetor 2018, 09:13

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar një video në Instagram ku personazhet kryesorë ishin Lulzim Basha dhe Sali Berisha. 

Në videomontazhin e postuar prej Ramës, fytyra e kreut aktual të PD-së ishte vendosur në trupin e një gruaje, ndërsa ajo e paraardhësit të tij, në trupin e një mashkulli. Të dy personazhet e videos kishin një raport "të afërt" me njëri-tjetrin duke mos i kursyer edhe notat e humorit. 

Ndryshe nga ç'bën zakonisht, Rama ka vendosur të mos e komentojë videon duke përdorur vetëm disa figura që tregonin fytyra që po qeshnin me lot.