Në krye të ILDKP, Kuvendi do votojë të enjten mes Evgjeni Basharit dhe Helena Papës! Tërhiqet nga gara Eridjan Salianji

21 Dhjetor 2020, 13:45

Komisioni i Ligjeve dëgjoi këtë të hënë 5 kandidatët të cilët synojnë të jenë në krye të Inspektorit të Lartë të Kontrollit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, duke çuar vetëm 2 emra për votim në seancën e së mërkurës.

Mes Evis Ficos, Dhimitrula Spiros, Evgjeni Bashari, Helena Papa, Lefterie Luzi dhe Sali Fehu, Komisioni i Ligjeve kualifikoi Evgjeni Basharin dhe Helena Papën, njëra prej të cilave do të jetë në krye të ILDKP-së për 7 vitet e ardhshme.