Në kushte të vështira ekonomike familja 5-anëtarëshe në Bërzhitë bën apel për ndihmë

27 Janar 2019, 16:52 | Përditesimi: 27 Janar 2019, 16:52

Në këtë shtëpi krejtësisht të amortizuar jetojë 5 pjestarët e familjes së Fadil Hoxhës. Pamundësia ekonimike e ka detyruar këtë familje të jetoje në kushte mjaft të vështira.Shtëpia e cila ndodhet në fshatin Nihaja, të njësinë administrative Bërshitë ndodhet 31 km larg Tiranës dhe vetëm 4 kilometra nga rruga kryesore. 

Kjo familje po përballet me mungesën e kushteve elmentare të jetesës, ujit të pijshëm dhe atij për tu larë, të cilin e mbushin 200 metra larg shtëpisë së tyre.


Jemi pa punë marrim vetëm një ndihëm e ekonomike 5 mijë e 700 lekë të rej . Dhe problemin më të madh kemi për shtëpinë që po na shembet dhe po na rrezikohet jeta.

Fadil Hoxha, Kryefamiljari


Çdo orendi përreth është e vjetër, ndërsa të ardhurat financiare, janë shumë të pakta, vetëm pesëmijë e shtatëqind lekë të reja, ndihmë ekonomike. 


Ky është burimi i ujit që e mbushim me bidona. E kemi rreth 200 metra larg nga shtëpia  dhe e mbajmë në krahë për ta çuar në shtëpi.

Fadil Hoxha, Kryefamiljari