Në Lezhë edhe të moshuarit jashtë shtëpisë...Bie ndërgjegjësimi

3 Prill 2020, 12:01

Gjate ditës së sotme në qytetin e Lezhës ka pasur lëvizje të shtuar të qytetarëve, madje edhe të personave të moshuar. Kryesisht në banka janë venë re grumbullime dhe njerëz që prisnin në radhë për shërbime, duke mos ruajtur as distancën mes njëri-tjetrit. Shumë prej qytetarëve në Lezhë lëvizin edhe pa autorizim, ndërsa policia është treguar tolerante në këtë drejtim duke mos i ndëshkuar, por më shume i ka këshilluar. Shumë qytetarë u janë drejtuar bankave për hapjen e llogarive, për të përfituar nga paga e luftës, të gjithë ata që nuk kanë qenë në punë pasi bizneset janë mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.