'Në Librari' - Nga "Kadare në krtikën botërore" tek "Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919"

31 Janar 2021, 14:56 | Përditesimi i fundit: 2021-02-02 15:35:38

Rubrika “Në librari” vjen këtë fundjavë me katër tituj të rinj. Për 85-vjetorin e lindjes së Kadaresë, Bashkim Kuçuku botoi “Kadare në kritikën botërore”.

Teuta Toska sjell Ditarin e Parashqevi Qiriazit, ndërsa shkrimtari Viktor Canosinaj rikthehet tek lexuesi më romanin e ri “Hije e mbretit”

Dy vëllime voluminoze “Kadareja në kritikën botërore” me rreth 2500 shkrime e studime nga 1971 deri në 2000-in, të përgatitura nga profesor Bashkim Kuçuku, u botuan nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në datëlindjen e 85-të të shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare.

Botimi “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919” me autore Teuta Toskën sjell për herë të parë ditarin e veprimtares së vetme shqiptare, që në 1919-n lundroi nga Nju-Jorku në për Paris për të përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes.

Romani “Hija e Mbretit” e Viktor Canosinajt, frymëzuar nga një histori e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë, ku perandori dogji të gjithë librat, vjen si një homazh për të gjithë shkrimtarët, që kanë përjetuar të njëjtën ngjarje me veprën e tyre.

“Ola ia mbath nga shtëpia” i autores Ingun Thon vjen nën shqipërimin e Violanda Canko-s. Ola është vetëm dhjetë vjeçe dhe ka jetuar gjithmonë me mamanë, por, jeta e saj ndryshon kur partneri i së ëmës transferohet në shtëpinë e tyre