“Në librari” me 4 tituj të rinj, nga “Poezi të zgjedhura” të Lleshanakut tek “Arkitektura e Tiranës”

17 Janar 2021, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2021-01-19 11:30:37

Rubrika “Në librari” vjen me katër tituj të rinj. Poetja Luljeta Lleshanaku boton “Poezi të zgjedhura”. Aramand Vokshi rrëfen arkitekturën e Tiranës në 100 vite dhe Belisa Muka “Arkeologjinë e vdekjes në Iliri dhe Epir”. Ndërsa, nuk mungon as “Shoku im kokëposhtë” për adoleshentët e ditëve të sotme.

Luljeta Lleshanaku rikthehet me librin e ri “Poezi të zgjedhura”. Autoren e krahasojnë me poetët më të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore për poezitë e saj, që lindin si rezultat i një nevoje të brendshme të përzier me imagjinatë.

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Tiranës, Armand Vokshi, na rrëfen botimin e një katalogu mbi arkitekturën 100-vjeçare të kryeqytetit. “Arkeologjia e vdekjes”, në Iliri dhe Epir me autorë G. Lepore dhe B. Muka trajtohet në një kontekst gjeografik më të gjerë, përmes ritualeve dhe imazheve të vdekjes.

“Shoku im kokëposhtë” i Iben Akerile nën shqipërimin e Elvi Prokos ka në qendër dy personazhet Amandën edhe Larsin, një fëmijë që vuan nga sindroma dawn.