“Në Librari” me 4 tituj të rinj, nga profecia e koronavirusit, tek letërsia më e mirë evropiane!

5 Korrik 2020, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2020-07-05 11:25:13

Rubrika “Në librari” vjen këtë javë me katër tituj të rinj. Përmes një rrëfimi Dean Koontz parashikoi pandeminë, që ka përshkruar aktualisht botën që në vitin 1981. Por nuk mungojnë as letërsia më e mirë europiane dhe një studim, që rrëfen lidhjen e shkrimtarëve shqiptarë me vendlindjen.

Sytë e errësirës

Autor

Dean Koontz

Etelina Nikolla

Redaktore

Botime “Fan Noli”

Çmimi 1500 lekë

 “Rreth vitit 2020 një pneumoni serioze do të përhapet në të gjithë botën dhe se kjo është në gjendje t’i rezistojë të gjitha trajtimeve të njohura”. Kështu do të shkruante, në vitin 1981 shkrimtari amerikan në romanin “Sytë e errësirës” Dean Koontz. Laboratori ndodhet në Wuhan,  prandaj edhe virusi mban emrin, Wuhan-400.

Pas xhamit të dyfishtë

Autore

Halldora Thoroddsen

Agim Doksani

Përkthyes

Botime “Pegi”

Çmimi 500 lekë

Një grua e ve edhe e moshuar vështron nga dritaret me xham të dyfishtë. Ajo ndihet e përjashtuar. Monotonia thyhet kur hyn në skenë një burrë, që e bën të ndiejë edhe një herë dalldinë e përkrahjes. Por, sa e mundur është e mundur, të dashurohesh në moshën e saj?!

Pasqyra e t’rrëfyemit

Letërsia edhe vendlindja

Autor

Behar Gjoka

Botime “Pjetër Budi”

Çmimi 10 mijë lekë

 “Pasqyra e të rrëfyemit” ndalet kësaj here tek Letërsia dhe vendlindja e autorëve shqiptarë. Studiuesi Behar Gjoka na rrëfen se vendlindja është vendi ku përjetohen gëzimet, hidhërimet edhe vuajtjet. Përndaj jo vetëm nënkupton të kaluarën e një individi, por edhe formimin shpirtëror e kulturor të tij

Maçoku persian i quajtur Pek

Autor

Gao

Hongbo

Jorgji Qirjako

Përkthyes

Libri për fëmijë “Maçoku persian i quajtur Pek” sjell përrallat dhe historitë për fëmijët kinezë. çdo fëmijë përmes këtij libri do të përjetojë lumturinë, realitetin dhe përmes fantazisë do të gjejë historinë e vet

Botime “Dituria”

Çmimi 700 lekë