"Në Librari" me katër tituj të rinj, nga "Ditari i P.Qiriazit" tek "Ferma e kafshëve" e Orwell-it

7 Shkurt 2021, 14:09

Rubrika “Në librari” vjen këtë fundjavë përmes katër titujve të rinj. Liria e njeriut në raport me pushtetin vjen përmes veprës “Ferma e Kafshëve” e Orwell-it. Por, nuk mungojnë as “Kushtrimi i të parëve” i Xhek Londonit dhe romani më i ri i Agim Gjakovës pwr aktualitetin shqiptar, “E dashura e katër djemve”.

Shkrimtari Agim Gjakova sjell për lexuesin “E dashura e katër djemve”. Përmes, këtij romani që shënon të 22-tin në krijimtarinë e tij letrare, autori rrëfen peripecitë e gruas shqiptare përballë sjelljeve imorale.

Vepra “Ferma e kafshëve” e Georgo Orëellit, e cilësuar si një fabul politike dhe një alegori për Revolucionin Rus dhe stalinizmin, përmes personazheve të krijuar falë imagjinatës së autorit, të cilët simbolizojnë figura historike, trajton lirinë e njeriut në raport me pushtetin.

Romani “Dhimbje” i autores izraelite Zeruya Shalev eksploron pasionet e vjetra, të cilat një ditë mund të rikthehen, duke provuar aftësitë tona për të bërë zgjedhjet thelbësore në jetë.

Novela, “Kushtrimi i të parëve” i Jack London përshkruan aventurat e mbijetesës në kushtet e vështira të Alaskë. Asokohe, Amerika ishte e përfshirë nga ethet e arit të zbuluar në Veri.