“Në librari” me katër tituj të rinj, nga “Gegërishtja verilindore” te “E bardha që vret” e Galbraith

10 Janar 2021, 14:40 | Përditesimi i fundit: 2021-01-12 09:30:03

Këtë fundjavë, Rubrika “Në librari” vjen me katër tituj të rinj. Evalda Paci sjell “Gjurmime mbi latinitetin”, ndërsa “Gegërishtja Verilindore” i dialektologut Xheladin Gosturanit sheh dritën e botimit. Autorja e “Herry Potter”, nën pseudonimin e Robert Galbraith rikthehet tek lexuesi me romanin “E bardha që vret”

Studiuesja e letërsisë Evalda Paci boton “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe”. 

Trashëgimtarët e Xheladin Gosturanit sjellin botimin postum të autorit “Gegërishtja Verilindore”. 

Romani “E bardha që vret” i Robert Galbraith vjen nën shqipërimin e Oriana Tamburit dhe Dhimitër Gjodedes. 

Ymer Keta boton vëllimi poetik “Dedikuar ty atdhe”. Autori thur vargje për emigracionin, por edhe për Covid-19.