“Në librari” me katër tituj të rinj. Nga “Kriza e ambasadave, Shqipëria në vitin 1990” te “Tirana arkeologjike”

15 Shkurt 2021, 09:55

Rubrika “Në librari” sjell katër tituj të rinj këtë fundjavë. Romani “Pusulla dashurie” vjen për të gjithë lexuesit që janë në zbulim të vetvetes, ndërsa “Princit të vogël” i shtohet një tjetër përkthim në shqip. Por, nuk mungojnë as studimet e autorëve shqiptarë. Afrim Krasniqi sjell “Krizën e ambasadave në vitin 1990” dhe Luan Përzhita “Tiranën Arkeologjike”

Libri 1 Pas romanit “P.S. Të dua” botohet vijimi i tij, në “Pusulla dashurie” i autores Cecelia Ahern nën shqipërimin e Oriana Tamburit. Libri rrëfen udhëtimin që ndërmerr Oli për të zbuluar vetveten, e gjendur mes kujtimeve të së shkuarës, dhe dashurisë në të ardhmen.

Libri 2 Në kuadër të 30-vjetorit të hyrjes së mijëra qytetarëve në ambasadat e huaja në Tiranë Afrim Krasniqi boton studimin “Kriza e ambasadave. Shqipëria në vitin 1990”. Libri ndër të tjera trajton tezat e qëndrimit zyrtar të kohës lidhur me ngjarjet e ambasadave, por pikëpamjet e vetë qytetarëve.

Libri 3 Libri “Tirana arkeologjike” i tre autorëve Neritan Ceka, Skënder Muçaj dhe Luan Përzhita pasqyrohen epokat e ndryshme të zhvillimit në lashtësi të kësaj treve, duke filluar me qendrat prehistorike, qytetërimin ilir dhe zbulimet arkeologjike të periudhave të mëvonshme.

Libri 4 Ndonëse, libri i kushtuar të gjithë fëmijëve, atyre të sotëm dhe atyre që s’reshtin asnjëherë së qeni të tillë, “Princi i vogël”i Antoine De Saint, në shqip ka disa botime, kësaj here vjen në shqipërimin e Klodian Briçit.