"Në librari" me tituj të rinj, nga "Të vërtetat e artit dhe jetes i Gëzim Kames" te "Loja e Frikës"

24 Janar 2021, 14:21

Rubrika “Në librari” sjell këtë fundjavë katër botime të reja. Kritiku i artit Josif Papagjoni boton një monografi për regjisorin Gëzim Kame. Stefan CCapaliku pas punës kërkimore sjell historinë e ushtarit-piktor Renzo Collurës. Nuk mungon as “Loja e frikës” dhe “Sekrete Mjeshtërie” 

Monografia “Gëzim Kame – të vërtetat e artit dhe jetës sime” e shkruar nga kritiku Josif Papagjoni sjell krijimtarinë artistike para dhe pas viteve ’90, të Kames si regjisor, aktor edhe pedagog.

“Loja e frikës” me autore Maren Stoffel vjen nën shqipërimin e Dojna Nasit. Në qendër të romanit janë tre të rinj-shok, Dilani, Sofia dhe Kuini, të cilët duhet që të vendosin në provë frikën më të madhe, në zemër të pyllit.

Shkrimtari Stefan Çapaliku boton biografinë e letrarizuar të Renzo Collurës, një ushtar italian, piktor, i cili mbetet në Shkodër mbas kapitullimit të Italisë dhe nisë të pikturojë përveç kishës françeskane edhe qytetas të tjerë

15 artizanë, si kinomekanik, drugdhendës, sahatçinj e këpucarë nga e gjithë Shqipëria rrëfejnë në “Sekrete mjeshtërie” se si kanë trashëguar nga brezat e mëhershëm dashurinë edhe pasionin për të mbajtur gjallë këto zanate që dita ditës janë drejt zhdukjes.