'Në Librari'- Nga enciklopedia e mërgimit, tek bisedë në absurd dhe Ismail Kadare

8 Mars 2020, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2020-03-08 13:10:20

“Enciklopedia e mërgimit” e Tabakut edhe Osekut, si eksperiment letrar
Kineastja Anila Varfi sjell vëllim poetik “Bisedë në absurd”
Fizikantja përkthen “Erëin Schrödinger dhe revolucioni kuantik” 
Publicisti Ndue Ukaj, sjell “Ismail Kadare: Kryqëzime letrare edhe kulturore” 
Koka
Rubrika “Në librari” këtë javë sjell katër botime të reja. Nga “Enciklopedia e mërgimit” nga dy autorë mërgimtarë, tek vëllimi poetik i Anila Varfit, “Bisedë në absurd”, por nuk mungon as libri studimor i Ukajt për forcën estetike të veprës së Ismail Kadaresë

Libri  1
Enciklopedia e mërgimit 
“Enciklopedia e mërgimit”, si vëllim konceptual edhe eksperiment letrar
Entela Tabaku & Shqiptar Oseku
Entela Tabaku në gegnisht  edhe Shqiptar Oseku në standard shtjellojnë fenomenin e mërgimit përmes vargjeve poetike, dialogëve edhe reflektimeve në librin “Enciklopedia e mërgimit”. Poetja na rrëfen se ky botim është shkruar, jo vetëm duke ndalur tek përjetimet personale të dy autorëve që për një kohë të gjatë janë mërgimtarë, por edhe duke përdorur një fjalor ndërkombëtarë të termave të mërgimit. 
Botime “Onufri” 
Çmimi 800 lekë 
Libri 2 
Bisedë në absurd 
“Frymës që i dha frymë dashurisë”
Anila Varfi 
Kinestja Anila Varfi pas vëllimit poetik “Hyj ndër yj” rikthehet tek lexuesi me "Bisedë në absurd". Një rrëfim për shpirtin njerëzor, për dashurinë, për brengën, për dhimbjen dhe heshtjen që marrin jetë përmes vargjeve.  Varfi  në këtë libër përmes vargjeve të sjella në gegnisht  përshkruan dhe bërtet më fortë, për realitetin, shirjen edhe hipokrizinë, por pa shqetësuar askënd. 
Shtëpia Botuese “Ombra GVG” 
Çmimi  700 lekë 


Libri 3 
Erëin Schrödinger dhe revolucioni kuantik 
Schrödinger  fitoi Çmimin Nobel në vitin 1933
John Gribbin 
 “Erëin Schrödinger dhe revolucioni kuantik” i autorit John Gribbin sjell jetën e fizikantit austriak, i cili njihet për kontributin e tij në fizikën kuantike. Përkthyesja e librit, fizikantja shqiptare Eva Dyrnjaja, rrëfen se shkencëtari punoi në periudhën më të begatë në të gjithë historinë e shkencës edhe nuk e fitoi Nobelin për eksperimentin e maces në kuti
Shtëpia Botuese “Media print”
Çmimi 1000 lekë 

Libri 4
Ismail Kadare: Kryqëzime letrare edhe kulturore 
Artin e Kadaresë e shquan një forcë e jashtëzakonshme estetike
Ndue Ukaj
 “Ismail Kadare: Kryqëzime letrare edhe kulturore” është botimi i ri i publicistit Ndue Ukaj. Autori rrëfen se edhe pse për Kadarenë janë publikuar shumë libra të tjerë studimor, ai e sjell këtë botim tek lexuesi për forcën e jashtëzakonshme estetike, gjuhën edhe imagjinatën e mendimit, që përçon përmes veprave të tij në gjini të ndryshme  
Shtëpia Botuese “Onufri” 
Çmimi 900 lekë