Në librari, sjell katër botime të reja këtë javë

2 Shkurt 2020, 13:49

Rubrika “Në Librari” edhe për këtë javë sjellë katër botime të reja. Kësaj here, Autori i vitit 2019, Besnik Mustafaj rrëfen romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”. Ndërsa, nuk mungojnë as studimet historike për Syrja edhe Eqerqm Bej Vlorën edhe libri për fëmijë 

Libri 1
 “Dëmtuar gjatë rrugës” 
Autor 
Besnik Mustafaj 
Historia e komunizmit është një histori drame, ashtu sikundër Dostojevski ka thënë, që “më jepni një dramë, që t’ju jap një kryevepër”, edhe Besnik Mustafaj na rrëfen se beson  ende se ajo periudhë  është një territor i pashfrytëzuar sa duhet nga letërsia. Jo për të treguar atë kohë, por për të trajtuar dramat universale,  në njërën prej tyre tek romani “Dëmtuar gjatë rrugës” shkrimtari zgjedh që narrator të jetë djali, ndërsa personazhi i tij, të jetë nëna.  Shkrimtari Besnik Mustafaj me librin “Dëmtuar gjatë rrugës” është vlerësuar, si Autor i Vitit 2019.  
Botimet “Toena”
Çmimi 1000 lekë 

Libri 2 
Bijat e gjeneralit 
Autor 
Mimoza Hysa 
 “Bijat e gjeneralit” është një roman psikologjik, të cilin Mimoza Hysa ka zgjedhur ta ndërtojë me dy karaktere, që përplasen me njëra-tjetrën. Sfondi historik ku zhvillohen ngjarjet është ai i regjimit komunist, ndërsa dy karakteret që  janë në kundërshti me njëra-tjetrën, janë motra binjake.   
Botime “Onufri”
Çmimi 900 lekë
Libri  3 
Syrja dhe Eqerem Bej Vlora, 1890-1913
Autorë 
Beqir Meta dhe Hasan Bello 
Për 45 vite me radhë Syrja dhe Eqerem Bej Vlorën  i ka anatemuar edhe mbuluar pluhuri i harresës,  prandaj studiuesit Hasan Bello dhe Beqir Meta sjellin kontributin e tyre real në tre vëllime, fillimisht si epiqendra e lëvizjes shqiptare në Shqipërinë e Jugut. 
Shtëpia Botuese “Onufri”
Çmimi 2000 lekë 

Libri 4
Tobi, një milimetër e gjysmë guxim
Autor 
Timothee de Fombelle 
Adriana Koxhaj, përkthyese 

Lexuesi i vogël në librin “Tobi, një milimetër e gjysmë guxim” do të njihet me një djalë 13-vjeçar që, jeton në një civilizim të vendosur në një pemë lisi. Në ditëlindjen e Tobit, babai i tij shkencëtar , krijon një robot. Kur babai nuk pranon t'i tregojë ndokujt se si e bëri atë, ai dhe familja e tij dëbohen në “Degët e Poshtme” të lisit.
Shtëpia Botuese “Mediaprint”
Çmime 800 lekë