'Në Librari' vjen me 4 tituj të rinj.Nga 'Trilogjia e Shkodrës' te 'Udhetimet e Nikolasit të vogël'

14 Mars 2021, 15:10 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 17:05:20

Rubrika “Në Librari” këtë fundjavë vjen me katër tituj të rinj. Letërsia postmoderniste shqiptare vjen përmes  veprës “Trilogjinë e Shkodrës” së Gazmend Krasniqit. Nuk mungon as “Kryqëzimi i tokës” edhe “Qyteti i hienave”, që kanë në qendër njeriun e ditëve të sotme. Ndërsa, fëmijët në shqip mund të lexojnë “Nikolasin e vogël”

Libri 1

Tre romane të autorit Gazmend Krasniqi që i bashkojnë elementë të përbashkët, si psikologjia, historia apo njerëzit e një treve, botohen në  veprën “Trilogjia e Shkodrës”, që synon të përcjellë tek lexuesi letërsinë postmoderniste.

Libri 2

Në romanin më të fundit të autorit Behar Gjoka, qyteti nuk është vendi i civilizimit. Por është vendi që nuk ka hapësirë për liri shpirtërore, edhe që është pushtuar nga hienat, që sipas tij janë politikanët e sotëm

Libri 3

Nikolin Gurakuqi përmes librit “Toka e kryqëzuar” me pesë cikle në poezi dhe prozë rrëfen humbjen e të birit në 35-vjetorin e tij të lindjes, por dhe dhunën e më të fortëve, që sipas tij kalon ccdo ditë njerëzimi në mbarë botën, nën të ashtuquajturën demokraci

Libri 4

Seria e gjashtë e librit të René Goscinny e ilustruar nga Jean- Jacques rrëfen aventurat e “Nikolasit të vogël”përmes personazheve të rinj, Xhefri, Rufusi, Maksi, Xhoi dhe Anjani.