Libri 1
Në 70-vjetorin e ndarjes nga jeta në burg të Dom Ndoc Nikajt, Frano Kulli rikthen për lexuesin botimin e veprës së tij më të rëndësishme, “Historia e Shqypnis” botuar në vitin 1902. Përmes këtij botimi bëhet përshkrimi i luftimeve të shqiptarëve kundër Turkut nën kryesinë e Skënderbeut, deri tek rrethimi i Shkodrës në vitin 1478
Libri 2
Bajram Kosumi përmes ‘Letërsia nga burgu’ bën apel që këta autorë të pranohen në mozaikun e letrave shqipe edhe historianët veprat e tyre t’i cilësojnë, si kapitull me vete të letërsisë shqipe
Libri 3
Autorja irlandeze e sagave familjare me sfond historik Lucinda Riley rikthehet tek lexuesi shqiptar me librin “Dhoma e fluturave”. Pozi ndonëse është rreth të shtatëdhjetave shfaqet në të gjitha dimensionet e një gruaje, si nënë, vjehërr dhe e dashur.
Libri 4
Rrugëtimi i gruas shqiptare gjatë 100 viteve në monedhë vjen përmes studimit të Elsa Xhulalit. Studiuesja na rrëfen se gruaja shfaqet për herë të parë në kartëmonedha lokale të katundarisë së Korçës