Në limitin e të pamundurës/ Zhytësi çek noton nën akujt e liqenit Milada

7 Shkurt 2019, 10:26

Në limitin e të pamundurës. Kështu mund të quhet aventura e zhytësit çek Petr Kapoun. Ai ka notuar poshtë akujve transparent të liqenit të ngrirë Milada në Republikën Çeke, i pa pajisur me atrecatura mbrojtëse.

Zhytësi Petr Kapoun ka notuar në një mënyrë të pa parë ndonjëherë. Nën akujt e liqenit të ngrirë Milada në Republikën Çeke, Kapoun, në një distancë rreth 20 m, fillimisht notoi me shpinë mbi ujrat e ftohtë dhe me fytyrë kthyer nga akujt transparent, kurse në rrugën e kthimit bëri të kundërtën.

Jo shumë të apasionuar me zhytjen mund të ndërmarrin një aventurë të tillë si 54 vjeçari çek, aspak i frikësuar nga ndonjë aksident hipotermik. Pavarësisht se Kapoun ishte i pajisur me nje litar për çdo rast emergjence, askush nuk duket i predispozuar të rrezikojë si ai. Suksesin e aventures se tij Petr Kapoun ia dedikon trajnimit psikik përmes Jogës, trajtim i domosdoshëm për t’i bërë ballë temperaturave polare.

Liqeni Milada shtrihet në 250 hektarë, ka thellësi maksimale 25 m dhe është liqeni i dytë më i madh në veri të Republikës Çeke. Vendndodhja gjeografike dhe temperaturat e ulëta në stinën e dimrit, janë faktorët që thuajse çdo vit ujrat e tij shndërrohen në akuj.