Në luftë me COVID-in, por në Golem vijon derdhja e ujërave të zeza në det

26 Prill 2020, 15:52

Plazhi nuk ka filluar dhe ende nuk ka një datë lidhur me hapjen graduale të sezonit turistik, teksa qeveria ka paralajmëruar se në brenda muajit maj do të ketë një vendim, por nëse do të hapet drita jeshile do të shoqërohet me masa të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por pavarësisht kësaj, ujërat e zeza vijojnë që të derdhen në plazhin e Golemit. Report Tv sjell pamjet që tregojnë se si ujërat e zeza kalojë përmes plazhit, për të përfunduar në det. Përveç erës së keqe, kjo situatë paraqet rrezik edhe për përhapjen e epidemive, teksa me COVID-in vijon lufta.