Në ‘luftë’ me koronavirusin! Tirana ‘dezinfekton’ rrugët gjatë natës dhe një kërkesë nga Veliaj

15 Mars 2020, 22:31 | Përditesimi i fundit: 2020-03-16 08:58:44

Koronavirusi tashmë ka ardhur në Shqipëri dhe pjesë e masave për të luftuar përhapjen e  tij janë edhe dezinfektimi i rrugëve, institucioneve dhe ambienteve publike.

Rrugët e Tiranës dezinfektohen gjatë natës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri një kërkesë banorëve që të mbajnë të lira rrugët e brendshme të lagjeve në mënyrë që makina e dezinfektimit të kryejë sa më mirë punën e saj.