Në Lushnje 'gardh' policor për disiplinimin e qytetarëve në treg, ruhet distanca

7 Prill 2020, 10:45

Kaosi dhe grumbullimet masive në tregjet ambulante të fruta-perimeve në Lushnje i është vënë fre. Që në orët e para të mëngjesit policia dhe forcat ushtarake kanë krijuar një gardh njerëzor për disiplinimin lëvizjeve në treg. Të gjithë qytetarëve u është kërkuar autorizimi, për ata që nuk e kanë pasur janë kthyer në shtëpi, duke u dhënë një "shans" të dytë nga policia të cilët nuk i kanë gjobitur. Ndërkohë, njëjtë si në Tiranë dhe Elbasan, edhe në Fier janë vendosur rrathët e verdhë që detyrojnë qytetarët që të ruajnë distancën një njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, ashtu siç është urdhëruar më herët nga kreu i qeverisë, Edi Rama vijon puna në kantieret e ndërtimit për punimet publike.