Në Lushnje ndërgjegjësim për të mos dalë nga shtëpia pa arsye

3 Prill 2020, 10:50

Në Lushnje jo shumë qytetarë dalin nga shtëpia. Rrugët janë thuajse të boshatisura, ndërsa më shumë persona ka në tregun e fruta perimeve.

Nga ana tjetër vijon dezinfektimi i rrugëve dhe ambienteve publike.Policia dhe ushtria vijojnë patrullimet në hyrje-daljet e Lushnjes dhe në brendësi të lagjeve për të ndaluar lëvizjet e pa nevojshme.