Në Lushnje nënat me fëmijë mbushin rrugët, por bashkia nuk i lejon në parqet e qytetit

26 Prill 2020, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 11:40:11

Qindra fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre janë dyndur nëpër parqe dhe rrugët e Lushnjes. Fasha orare e liridaljes ka bërë që fëmijët e grup moshave të ndryshme të shijojnë pranverën në këto ditë karantine. Megjithatë nuk janë lejuar të qëndrojnë nëpër parqe e lulishte nga policia bashkiake. Absurd urdhri, por shumica e kanë neglizhuar, ndërsa shumë prindër kanë shijuar me fëmijët e përqendruar në parkun kryesor të qytetit.