Në Maqellarë situata alarmante, qytetarët as maska e as doreza: Këtu nuk respektohet rregulli fare

9 Prill 2020, 13:52 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 13:54:50

Institucionet shtetërore e ato  të rendit e kanë përqendruar vëmendjen në zonat e mëdha urbane, duke lënë totalisht jashtë vëmendjeje, njësitë e tjera, por që ka grumbullime masive qytetarësh. Një situatë e tillë shihet edhe në Maqellarë të Dibrës. Për shkak se Maqellara është një zonë shumë e populluar, banorët nuk kanë pyetur për masa kufizuese ndaj Covid-19. Pamjet e kësaj të mërkure janë të frikshme, nuk ka zbatim distance e sidomos nga mosha e tretë. Por banorët aty ankohen se deri sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga instancat vendore, madje nuk kanë marrë as ndihmën ekonomike e cila sipas vendimeve shtetërore është e dyfishuar.

Një qytetar shprehet: "Këtu në Maqellarë nuk zbatohet fare rregulli i distancës. Falë zotit nuk ka asnjë te prekur me koronavirus dhe jemi shumë të kënaqur sepse sezonin nuk e ka prekur. Mbas orës 1 në Maqellarë nuk ka asnjë në rrugë, por problemi qëndron kur lejohet lëvizja. Njerëzit rrinë shumë afër."