'Ne me ato misra dhe fasule mbahemi', rreth 50 fermerë protestë në Topojë të Fierit: S'kemi ujë të vadisim

29 Qershor 2020, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2020-06-29 17:14:58

Rreth 50 fermerë banorë të fshatrave të Fierit janë mbledhur për të protestuar për ujin e pijshëm dhe vaditës para njësisë administrative Seman të Topojës. Ata thonë se prej vitesh pagujnë taksa për shërbimet e tyre dhe ato nuk kryhen. Në këtë mënyrë sipas tyre fermerët po shkojnë drejt fundosjes. "S'kemi ujë të pijshëm, përse ndodh kjo?! Të gjithë ne paguajmë taksën për ujin,"-shprehet fillimisht një banor. Ndërkohë një tjetër deklaron: 'Ne me ato misra dhe fasule mbahemi. Ne po si prodhuam këto falimentojmë. Problemi i vaditjes këtu po bën 10 vite. E bllokojnë ujin me skrep. Fshatrat më parë ndërpresin ujin. Ata vadisin, ndërsa 9 fshatra këtij thahen, vetëm për dy persona. Dalin si të fortë dhe na thonë s'keni çfarë të na bëni. Mora dhe policinë në telefon.O do vritemi ne ose ata. Nëse ata e lidhin atëherë na vjen uji. Një kanal është dhe ai i bërë në kohën e komunizmit. Problemi është keqmenazhimi." Sakaq një tjetër fermer deklaron: "Kam mbjellë unë dy hektar misër plus dhe jonxhat e nuk kemi ujë për të vaditur. Po zihemi me shokët. Përse të zihem unë me shokët kur po paguajë taksat. Vjosa ka ujë, por nuk e menazhojnë mirë. Ky problem ka vite, por sivjet është më keq." Mësohet se uji për këto 9 fshatra bllokohet në Hamil dhe më pas është e vështirë të shkojë në destinacion.