Në mesin e pandemisë COVID-19, rritje e papritur e vlerës së euros në Shqipëri

27 Mars 2020, 16:32

TIRANË - Euro po arrin në nivelin më të lartë të saj, pas më shumë se 3 vitesh rënie. Sot në disa nga pikat e këmbimit në kryeqytet 1 euro blihej nga tregtarët 127 lekë dhe shitej me 129.9 lekë. Ndërkohë në fillim të përhapjes së virusit në vendin tonë euro këmbehej me 123 ose 124 lekë. Në këtë luhatje ka ndikuar së shumti situata e krijuar nga COVID-19 dhe që ka sjellë edhe izolim të shumë shteteve, dhe shumë aktivitete janë pezulluar, për këtë arsye edhe të hyrat valutore janë reduktuar ndjeshëm. Ekspertët listojnë disa arsye që lidhen drejtpërsëdrejti me koronavirusin dhe paralizimin e shumë ekonomive botërore.