Në një kamp në Siri shihen dhe dëgjohen fëmijë të ngujuar shqiptarë

5 Prill 2019, 22:53 | Përditesimi i fundit: 2019-04-05 22:54:12

Një video e shpërndarë nga media prestigjoze amerikan "The New York Times" shihen pamje nga brenda një kampi famëkeq në veri të Sirisë ku strehhen familjet e pjesraëve të ISIS'it. 

Videoja nga media amerikane daton që në 29 Mars të këtij viti, por ajo që bie në sy është se në fillim të videos shfaqet një fëmijë që flet shqip. 

“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o Sara”, janë fjalët shqip që dëgjohen të thotë fëmija shqiptarë që nga gjuha duket se i përket Kosovës. 

Kampi në fjalë është një vend i izoluar që quhet Al Hol për të cilin "The New York Times" i ka kushtuar një artikull