Në një shtëpi por me qëndrime ekstreme për COVID-in, Meta-gazetarëve: Mos u afroni! Kryemadhi: Burrat janë frikacakë

5 Maj 2020, 18:52 | Përditesimi i fundit: 2020-05-05 19:39:24

TIRANE-Pavarësisht se janë burrë e grua dhe jetojnë në një shtëpi, Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk mendojnë njëlloj mbi koronavirusin, madje ndajnë qëndrime ekstreme. Një gjë e tillë u konstatua edhe sot në daljet publike të tyre.

Gazetarët po prisnin një prononcim paraditen e sotme nga kreu i shtetit pas homazheve për ditën e Dëshmorëve të Atdheut, por Ilir Meta u kërkoi që të mbajnë distancë. "Mos u afroni shumë" u kërkoi Presidenti gazetarëve duke u kërkuar që të mbajnë distancën e sigurisë sipas protokolleve në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.