Në ‘Opera’ për veprën e plotë të Bethoven, Tedi Papavrami: Luajta për herë të parë 6 vjeç, më emocionon ajo sallë. Koncerti i ardhshëm, një duo me bashkëshorten

17 Qershor 2022, 17:59

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, violinisti Tedi Papavrami premton se do të ngjitet në skenë në Shqipëri së bashku me bashkëshorten, pianisten Maki Okada. Kurse të dielën përmbyll veprën e plotë të Bethoven në “Opera” me pianistin francez François-Frédéric Guy, në kuadër të Festivalit Different Trains.