“Ne pensionistët nuk ndizemi”, batutat e të moshuarit sjellin të qeshura në studio

25 Prill 2020, 10:32

Një i moshuar tregoi një shqetësim personal sot në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv duke thënë:”Jam pensionist që jetoj vetëm fare dhe kam edhe një makinë në emrin tim. Makina ka dy muaj që nuk lëviz dhe unë nuk dua të paguaj taksa”. Më pas ai bëri batuta në studio me moderatorin Andi Kapxhiu për situatën e të moshuarve dhe për ata ai bën një krahasim me makinën që ka në shtëpi. “Makina nuk ndizet nëse nuk ka lëvizur edhe ne pensionistët që nuk kemi lëvizur në të njëjtën situatë jemi.Ne pensionistëvë nuk na ndizet më motorri” e mbyll zotëria komunikimin.